venerdì 25 novembre 2011

Dal sito: http://www.albanianews.it/

Napolitano: E pakonceptueshme fёmijёt e emigrantёve tё mos jenё italianё 

“Uroj qё Parlamenti tё mund tё trajtojё edhe çёshtjen e nёnshtetёsisё pёr fёmijёt e lindur nё Itali nga emigrantёt e huaj. Eshtё njё absurditet dhe njё çmёnduri e vёrtetё, qё fёmijёt e lindur nё Itali tё mos jenё italianё. Kёshtu, atyre nuk u njihet njё e drejtё thelbёsore. Fёmijёt e kanё kёtё aspiratё”
Kёto janё ato çka ka shprehur sot presidenti i Republikёs Italiane, Giorgio Napolitano gjatё njё takimi nё Presidencё me njё delegacion tё federatёs sё Kishave Evangjelike nё Itali.
Napolitano theksoi gjithashtu, se shpreson qё njё iniciativё e tillё tё pёrfshihet nё vetёdijen e nevojёs, pёr tё “pёrfituar edhe energji tё reja nё njё shoqёri tё vjetёruar nё shumё aspekte”.
Disa shifra tё regjistrimeve shkollore tё fёmijёve tё huaj nё Itali dhe tё fёmijёve tё huaj tё lindur nё Itali nga prindёr emigrantё:
Pёrsa i pёrket etiketimit tё kёtyre fёmijёve, tё cilёt janё ulur nё bankat e shkollave italiane - Ministria e Arsimit nuk i konsideron tё huaj fёmijёt e lindur nё Itali, nga prindёr emigrantё, pёr kёtё arsye kёta fёmijё nuk bёjnё pjesё  nё pёrqindjen “tavan” tё 30% tё  fёmijёve tё huaj nёpёr klasa. Pёrkundrazi, Miur ka llogaritur vetёm fёmijёt  me shtetёsisё jo italiane, numri i tё cilёve rritet sё tepёrmi, me 50 mijё nё vit.
Sipas shёrbimit statistikor tё Miur, nё vitin shkollor 2008/2009, numri i nxёnёsve me shtetёsi jo italiane ka arritur kuotёn e 629.000, qё do tё thotё 9.6% nё krahasim me 12 muajt e mёparshёm.
Njё rritje mё e madhe e kёtij numri, ёshtё regjistruar nё shkollat fillore dhe dytёsore. Nё vija tё pёrgjithёshme, prezenca e nxёnёsve tё huaj shёnon rreth 7% tё totalit tё nxёnёsve, duke arritur kёshtu vlerёn absolute tё 629.360, nё njё popullatё shkollore tё pёrbёrё nga 8.945.978.
Nga ana tjetёr, nuk ka pёsuar ndryshime numri i nxёnёsve tё huaj tё lindur nё Itali, duke arritur shifrёn 233.003 nё vitin shkollor 2008/2009 me njё pёrqindje vjetore tё barabartё me 17 %, duke nёnvizuar kёshtu, “rёnien e fluksit emigrues”

 

Nessun commento: